Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Juventus, lufta nuk ka mbaruar: nga UEFA është gati skualifikimi në Europë

Lapsi.al 31 May 2023
Juventus, lufta nuk ka mbaruar: nga UEFA është gati skualifikimi

Lufta nuk ka përfunduar ende, në të vërtetë, ajo ende nuk ka filluar. Marrëveshja për pranimin e fajësisë, me gjobë prej 718 mijë eurosh për manovrën e pagave, mbylli kapitullin e Italisë. Por linjat e tjera të hetimit janë ende të hapura, Juventus duhet të merret tashmë me UEFA. Institucioni që drejton futbollin kontinental, si një organ i pavarur, ka hapur një dosje për bardhezinjtë, që do të vlerësohet me kujdes në ditët në vijim. Thelbi i çështjes është i gjithi këtu: Juve, si dhe Milan, Inter dhe Roma, nënshkruan një settlement agreement me UEFA disa muaj më parë. Sepse, për sa i përket Fair Play Financiar, llogaritë nuk ishin plotësisht në rregull. A është gjykimi përfundimtar për fitimet kapitale fiktive shkelje e marrëveshjes me UEFA-n? Nëse përgjigja është pohuese, përjashtimi nga kupat për të paktën një vit do të jetë i pashmangshëm.

Dënimi duhet të arrijë në fund të qershorit dhe nuk i lë bardhezinjtë plotësisht të qetë. Në Torino parashikojnë një vit pa Europë dhe, në përgjithësi, besojnë se e kanë kufizuar dëmin. Problemi është se një vit mund të jetë vetëm një ogur, sepse nuk është aspak e sigurt që UEFA nuk vendos t'i japë një dënim edhe më të keq Juventus. Sa shumë? E pamundur të dihet.

Nga ana tjetër, në Nyon mund të kënaqen edhe me atë që u vendos nga drejtësia sportive italiane. Kështu, në fund, mund të vendosë vetëm një gjobë për Zonjën, duke lejuar që skuadra e Allegri të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Conference apo Europa League. Është një mundësi, e largët, por e pamundur të përjashtohet.

Ndërkohë, në Torino kanë pranuar të gjithë me kënaqësi atë që u vendos nga Gjykata Federale. Për momentin, bardhezinjtë kanë shpëtuar atë që mund të shpëtohej. Në fund të qershorit do të zbulojnë nëse edhe në Europë ata do të mund të dalin pa shumë dëme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI