Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

E ardhmja, Dybala dhe një finale për të luajtur, Mourinho thumbon Seviljen: "Historia nuk i fiton finalet"

Lapsi.al 30 May 2023
E ardhmja, Dybala dhe një finale për të luajtur, Mourinho thumbon

José Mourinho bëhet gati të luajë një tjetër finale evropiane të karrierës së tij si trajner. E dyta radhazi me Romën pas suksesit në Tiranë në Conference League. Trajneri portugez, i cili foli në konferencën për shtyp në Budapest në prag të finales së Europa League, tha se ishte i sigurt për vlerën e skuadrës së tij: "Ne e meritojmë këtë finale, e meritojmë këtë rrugëtim pas 14 ndeshjesh. Sevilla favorite? Për ta, një finale europiane është zakon”. Për të ardhmen portugezi shmangu pyetjet: “Nuk kam pasur kontakte, kam folur me kapitenët e mi dhe ata e dinë se çfarë mendoj”. Për aktivizimin e Dybala nuk është edhe shumë optimist: "20-30 minuta mund t'i bëjë".

MES HISTORISË E MERITËS

Mourinho është i sigurtë se historia nuk i fiton finalet dhe për ta shpjeguar e zgjeroi konceptin: “Trajneri i Sevillas, Mendilibar, mendon ndryshe. Ai beson se ekipi i tij është favorit sepse historia i bën ata favoritë. Unë e respektoj këtë, por nuk jam dakord. Ne jemi këtu sepse e merituam. Është e vërtetë, ata kanë histori dhe përvojë që ne nuk e kemi. Për ta një finale evropiane është pothuajse normale, për ne një ngjarje e jashtëzakonshme. Por nesër, kur të fillojë ndeshja, nuk do të ketë histori, thjesht do të jemi aty”. Më pas Special One shtoi: “Sevilla është një skuadër e madhe, në fakt dy skuadra të mëdha duke qenë se ka 25-26 lojtarë të nivelit më të lartë që ofrojnë shumë opsione. Në fund të fundit, buxheti i tyre nuk është i yni. Megjithatë, duhet thënë se ata nuk i njohin djemtë e mi dhe nuk e njohin ekipin tim si ekip. Ne jemi këtu".

E ARDHMJA

Vëmendja pastaj kthehet te tripleta e zikaltërve dhe lamtumira që e pasoi. A mund të ndodhë përsëri? Këtë herë tekniku shtoi diçka të re: “E ardhmja? Pyesni Mendilibar, duke qenë se nuk ka kontratë dhe është në një situatë më komplekse se e imja... Sa për mua, është mes meje dhe ekipit, ata e dinë se çfarë mendoj. Unë fola me dy kapitenët e mi dhe ata më pyetën diçka të ngjashme. Unë iu përgjigja objektivisht, ata e dinë se çfarë dua. Është ndryshe nga Inter, sepse në atë kohë nuk kisha nënshkruar ende me Realin, por gjithçka kishte përfunduar. Tani nuk kam asnjë kontakt me klubet e tjera. Mendoj për nesër dhe atë që duam të bëjmë, sepse duam të luajmë. Ne jemi këtu".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI