Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Video/ 150 të ftuar në Ville d’Este: në dasmën e Lautaro mungoi Messi, ishte në koncertin e Coldplay

Lapsi.al 30 May 2023
Video/ 150 të ftuar në Ville d’Este: në dasmën e
Ditën e djeshme Lautaro Martinez dhe Agustina Gandolfo kremtuan dasmën e tyre pas martesës në Bashki më 12 maj. Rreth 150 të ftuar ishin të pranishëm në festën në Ville d'Este në liqenin e Komos. Nuk mungonin lojtarë nga Interi dhe Argjentina, por mungonte Lionel Messi. Ndonëse çifti është argjentinas, ata kanë preferuar ta organizojnë ceremoninë në Itali duke ndjekur traditat e një dasme italiane. Duke filluar nga menuja e deri te ëmbësirat gjithcka ishte tipike e Bel Paese, të gjitha të shoqëruara me Chardonnay Grosjean dhe Langhe Nebbiolo Francesco Rinaldi. Në fund prerja e tortës, fishekzjarret dhe më pas DJ set që luajti muzikë deri në 4 të mëngjesit.

TË FTUARIT

Lautaro ftoi të gjithë kolegët e tij te Inter dhe disa nga Argjentina. Shoku i tij i sulmit Romelu Lukaku ishte në shoqërinë e reperes Megan Thee Stallion. Belgu pati me të një histori të shkurtër dashurie disa kohë më parë, por të dy mbetën në marrëdhënie të mira (ose janë rikthyer bashkë). Nga Argjentina kanë ardhur Enzo Fernandez, Dibu Martinez, Mac Allister, Nico Gonzalez, Musso dhe ish-lojtari i Inter Hakimi. Mungonte Leo Messi i cili ishte në koncertin e Coldplay në Barcelonë të dielën dhe zgjodhi të mos ishte.

KUSH ËSHTË AGUSTINA GANDOLFO, GRUAJA E LAUTARO

Agustina Gandolfo është një modele dhe blogere e modës argjentinase. Të dy u takuan në një klub nate në Buenos Aires dhe ishte dashuri me shikim të parë. Për Sportëeek, ajo rrëfeu zgjedhje për ta ndjekur në Milano: “Nuk ishte një zgjedhje e lehtë. Në Argjentinë kisha dyqanet e rrobave, familjen, miqtë, universitetin. I lashë të gjitha por nuk pendohem, jam e lumtur. Më fitoi me besimin e tij, vendosmërinë. Që në ditën e parë më tha: 'Do ta shohësh që do të vish këtu, do të jemi bashkë'. Dhe kështu ndodhi. Kur ka një gjë në mendje, vazhdon derisa ta marrë, nuk ndalet”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Agustina Gandolfo (@agus.gandolfo)

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI