Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Sergio Rico ra nga kali dhe është rëndë, mesazhi prekës i së shoqes: "Mos më lër vetëm, nuk jetoj pa ty"

Lapsi.al 30 May 2023
Sergio Rico ra nga kali dhe është rëndë, mesazhi prekës
Gjendja shëndetësore e Sergio Rico, portierit të dytë të Paris Saint-Germain, mban pezull botën e futbollit. Portieri, i shtruar që nga e diela në terapi intensive në spitalin Virgen de Rocìo, është ende në rrezik serioz. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për jetën e tij. E bashkëshortja e tij Alba Silva, duke postuar një mesazh në rrjetet sociale, ka treguar gjithë shqetësimin e saj: “Mos më lër vetëm dashuria ime, nuk jetoj dot pa ty”. Fjalë plot dhimbje dhe shqetësim ato në Instagram të bashkëshortes së Sergio Rico. Ajo shpreson të përqafojë sërish bashkëshortin për të lënë pas në harresë këtë episod të keq. “Të duam shumë”, ka shkruar gruaja, me shumë kolegë dhe bashkatdhetarë që janë solidarizuar dhe kanë treguar afërsi me familjen e portierit. Ndërkohë, ekipi mjekësor vijon të monitorojë shëndetin e Sergio Rico, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë në kokë pasi ra nga kali. Portieri mbetet i shtruar në terapi intensive, me jetën e varur në fije të perit. E orët e ardhshme do të jenë vendimtare. Megjithatë, policia ka vendosur të hapë një hetim për ngjarjen, për të kuptuar më mirë rrethanat që çuan në aksidentin ku Rico ra nga kali. Pas rënies portieri u godit si nga kafsha, ashtu edhe nga një karrocë e tërhequr nga disa mushka.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI