Flash

Zidane trajneri i ardhshëm i Napolit: Wikipedia zbulon destinacionin e ri të francezit, napolitanët në delir

Lapsi.al 9 June 2023
Zidane trajneri i ardhshëm i Napolit: Wikipedia zbulon destinacionin e ri
Një sugjestionim i ri e gati i pabesueshëm vjen nga Franca, në lidhje me pankinën e Napolit. Po flasim për Zinedine Zidane, ish-trajneri i Real Madrid, që ka dy vite jashtë fushave të lojës. Napoli është ende në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm, pas lamtumirës së Luciano Spalletti. De Laurentiis po shqyrton shumë emra, italianë dhe jo vetëm. Idea është të zgjedhë njeriun e duhur për të vazhduar rrugën e nisur nga trajneri toskan, që e çoi te titulli kampion. Emri i fundit në listën e presidentit, siç raportojnë mediat franceze, është ai i Zinedine Zidane. Ish-trajneri i Real Madrid, me të cilin ka fituar 3 Champions League radhazi, ka dy vjet jashtë fushave. Kampioni i Botës i vitit 1998 është pushim që nga përvoja e tij e fundit me Blancos, e cila përfundoi në 2021. Të dhënat që e çojnë te Napoli vazhdojnë të pasurohen. Në faqen e tij në Wikipedia është përditësuar tashmë edhe karriera e tij si trajner. Pas Real, në 2023 shfaqet… Napoli. Lexo më tej: De Laurentiis i vë ‘syrin’ trajnerit: ka një klauzëolë prej 18 milionë euro mes Napolit e Conceiçao

EMRAT E TJERË TË PREFERUAR...

Përveç ish-juventinit francez, De Laurentiis vazhdon të ndjekë edhe profile të tjera, kryesisht ndërkombëtare. Në fakt, shanset për të parë Vincenzo Italiano në pankinën e Napolit duket se kanë rënë. E kanë konfirmuar deklaratat e vetë presidentit dhe performanca e teknikut në Conference League. Në vend të kësaj, emrat e Unai Emery dhe Rudi Garcia u rritën në pozita. Në të vërtetë, ish-trajneri i Romës është parë dje në darkë në shtëpinë e De Laurentiis në kryeqytet. Në garë është edhe një francez tjetër, pikërisht trajneri aktual i PSG-së, Galtier. Ai është i sigurt se do të shkarkohet së shpejti dhe mezi pret të tregojë vlerën e tij, pas zhgënjimit në Paris.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI