Flash

Salvini, cinizmi i një milanisti për finalen City-Inter: "Nuk di të ketë ndeshje sot"

Lapsi.al 10 June 2023
Salvini, cinizmi i një milanisti për finalen City-Inter: "Nuk di
Matteo Salvini, një tifoz i madh i Milanit, ka thumbuar të gjithë tifozët e Inter në ditën e finales së Champions. Sot është dita e shumëpritur nga të gjithë tifozët e Inter: përballë do të jetë Manchester City. Në stadiumin Ataturk të Stambollit do të jetë një ndeshje që vlen gjithë sezonin. E një fitore mund t'i dhurojë Inter një pjesë tjetër të historisë. Por këtë ditë e presin me padurim edhe tifozët e Milan, të mposhtur në euroderbi në gjysmëfinale. Mund të jetë një ditë ku ata mund të "marrin hak" disi për humbjen. Në të kundërt, mund të detyrohen të fshihen për disa ditë pa dalë nga shtëpia. Në Milano, pra, pritet me padurim ndeshja dhe sido të përfundojë, një nga dy tifozeritë e kryeqytetit lombard do të gëzohet. Lexo më tej: E shkruar në yje, Inter do të fitojë Champions: koinçidenca që bën zikaltrit të ëndërrojnë

CINIZMI I MATTEO SALVINI

Një milanist ka folur tashmë e ai është Matteo Salvini. Ministri i Infrastrukturës ka komentuar ndeshjen, duke mbërritur në Forumin e organizuar nga Bruno Vespa në Manduria. Kur e pyetën numrin një të Lega nëse do ta shohë ndeshjen e sotme, ai u përgjigj: “Nuk e di që ka ndonjë ndeshje sot”. Një baturë që tenton të minimizojë rëndësinë e ndeshjes mes Manchester City dhe Inter. Por që dihet mirë se është një moment kritik për epërsinë e qytetit të Milanos.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI