Flash

Aksident në aksin Fier-Patos, makina përplas moshuarën në anë të rrugës, dërgohet me ambulancë në spital

Lapsi.al 27 October 2026

Aksident në aksin Fier-Patos, makina përplas moshuarën në

Një shtetase e moshuar është përplasur nga një automjet mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier–Patos, pranë ish-parkut të automjeteve në Fier. Sipas burimeve, një automjet tip “Volkswagen Passat” me targa AB 342 GR ka goditur të moshuarën, e cili ndodhej në këmbë në anë të rrugës.

Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka ndaluar, ndërsa e moshuara është transportuar drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake nga bluzat e bardha, e moshuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e aksidentit ka mbërritur edhe patrulla e Policisë, e cila ka ndërhyrë për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve, për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve në këtë aks rrugor. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Të këshilluara

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI