
I vendosur për të ndryshuar gjithçka veçse qeverisë, kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog me studentët, këtë herë duke modifikuar edhe “skenografinë”. Pas karrigeve të vendosura ditët e mëparshme, të cilat u dogjën nga protestuesit, Rama ka publikuar në Facebook pamjet e një tavoline prej guri.
Karriget nuk janë më, por mesazhi mbetet i njëjtë. Mbi të janë vendosur sërish letrat me ftesën për dialog. Studentët kanë refuzuar deri tani ofertën e kryeministrit për t’u ulur në tryezë, ndërsa gjatë protestave kanë larguar apo djegur edhe elementët simbolikë të vendosur para godinës së qeverisë.