Flash

Kosovë/ Gruaja gjendet e vdekur 2 orë pas denoncimit për dhunë në familje, autori i dyshuar është kunati

Lapsi.al 26 October 2026

Kosovë/ Gruaja gjendet e vdekur 2 orë pas denoncimit për

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një grua është gjetur e vdekur mbrëmjen e së dielës në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës, disa orë pasi kishte shkuar në Polici për të denoncuar dhunën në familje.

Sipas Policisë së Kosovës, fillimisht rreth orës 19:00, policia ishte njoftuar për rastin e dhunës në familje. Gruaja ishte shoqëruar në komisariatin e Policisë për t’u marrë në pyetje, ndërsa bashkëshorti i saj ishte arrestuar dhe ndaluar për 48 orë. Pas marrjes në pyetje, gruaja ishte dërguar në shtëpinë e saj në Vitomiricë, me vullnetin e saj, thuhet në njoftimin e Policisë. Por, rreth orës 21:10, policia ishte njoftuar se ajo ishte gjetur pa shenja jete në shtëpi. Ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e saj.

Sipas të dhënave fillestare të Policisë, dyshohet se gruaja vdiq si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë. Policia ka bërë të ditur se autori dyshohet të jetë kunati i viktimës, i cili ndodhet në arrati. Tri ditë para se të vritej, gruaja kishte dorëzuar një letër te kryeprokurorja e Pejës, duke kërkuar veprime urgjente ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, të cilët i akuzonte për moskryerjen e detyrave zyrtare, përfshirë ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

    “Uroj që të mos detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, ka shkruar mes të tjerash ajo në letër.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI