Flash

Dëmet nga sigurimet motorike, përqindja më e ulët në Shkodër, më e larta në Durrës

Lapsi.al 26 October 2026

Dëmet nga sigurimet motorike, përqindja më e ulët në

Raporti mes numrit të dëmeve dhe numrit të kontratave të sigurimit të detyrueshëm motorik pësoi rënie vitin e kaluar. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se ky raport zbriti lehtë në 3.78%, nga 3.89% që kishte qenë për vitin 2024.

Kjo tregon një ulje të frekuencës së aksidenteve dhe rrezikut të dëmeve për shoqëritë e sigurimit, megjithatë ky raport sërish diferenca të mëdha mes qarqeve të ndryshme të vendit.

Qarku i Shkodrës shënoi vitin e kaluar nivelin më të ulët të këtij raporti, me 1.4 dëme për çdo 100 kontrata të sigurimit TPL. Vijon Qarku i Fierit, ku raporti mes numrit të dëmeve dhe kontratave është 1.85%.

Kjo tregon se nga gjasat që kompania e sigurimit të pësojë një dëm në këto qarqe paraqitet ndjeshëm më e ulët krahasuar me qarqet e tjera. Pas Shkodrës dhe Fierit, vijon qarku i Dibrës, me afërsisht 1.97 dëme të raportuara për çdo 100 kontrata sigurimi të nënshkruara.

Në majë të renditjes për raportin mes numrit të dëmeve dhe kontratave, edhe për vitin 2025 renditet qarku i Durrësit, me 5.27%, i ndjekur nga ai i Vlorës, me 4.51% dhe i Tiranës me 4.48%.

Nëse vlerësimi bëhet sipas raportit të thjeshtë aritmetik mes vlerës së dëmeve të paguara bruto dhe primeve të shkruara bruto, raporti më i lartë mes dëmeve dhe primeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 39.06%. Vijon qarku i Durrësit, me 38.54% dhe qarku i Elbasanit, me 30.5%.

Nivelet më të ulëta shënohen në Shkodër, me 19.02% dhe në Fier, me 19.56%. Raporti në vlerë lidhet shumë me masën e dëmit të shkaktuar nga aksidentet motorike dhe sidomos me dëmtimet në njerëz, që sjellin edhe kostot më të madhe në dëme të paguara nga siguruesit.

Të dhëna e tregut të sigurimeve në nivel të qarqeve tregojnë se nga pikëpamja statistikore rreziku që siguruesit të pësojnë një dëm është mjaft i ndryshëm për qarqe të ndryshme të vendit.

Duke filluar nga viti 2025, kompanitë e sigurimeve i llogarisin primet e sigurimit mbështetur mbi disa faktorë risku. Njëri prej tyre, është edhe qarku në cilin është regjistruar automjeti, pikërisht bazuar mbi rrezikun e ndryshëm statistikor që paraqesin qarqet e ndryshme.

Megjithatë, ky faktor vazhdon të ketë një shkallë të papërfillshme diferencimi dhe, për më tepër, është i papërditësuar. Konkretisht, sistemi ofron një koeficient lehtësisht më të ulët për llogaritjen e primit në rajonet Berat, Dibër dhe Kukës, mbështetur në të dhënat e viteve të kaluara. Por, ndërkohë, gjatë vitit 2025 qarqet me frekuencën më të ulët të dëmeve ishin Shkodra, Fieri dhe Dibra.

Gjithashtu, sistemi nuk parashikon diferencime të mëtejshme, pavarësisht se ndryshimet në frekuencën e dëmeve janë të mëdha. Për shembull, koeficienti i këtij elementi është i njëjtë për qarqet e Shkodrës dhe Durrësit, pavarësisht se në Durrës frekuenca e aksidenteve vitin e kaluar ishte pothuajse katër herë më e lartë./Monitor

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI