
Një aksident me tre automjete është regjistruar mbrëmjen e djeshme në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Si pasojë e përplasjes, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Lushnjës. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se aksidenti nisi pasi drejtuesi i një automjeti humbi kontrollin dhe mjeti përfundoi i përmbysur në rrugë. Një “Benz” që lëvizte pas tij ka frenuar për të shmangur përplasjen, por më pas tre automjetet janë përplasur njëri pas tjetrit. Aksidenti ka shkaktuar rëndim të trafikut në këtë segment të autostradës.