
Një aeroplan me 9 persona në bord u rrëzua në një zonë banimi në Palm Beach, Florida. Administrata Federale e Aviacionit dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit kanë nisur hetimet për incidentin.
CNN shkruan se fati i 9 personave në bord nuk dihet ende.
WATCH: Dashcam video captures the crash of a $2 million Learjet 60 (N722BD) in Palm Springs, Florida. https://t.co/8jmiOMG9ys
— Scope Report (@ScopeReport_) November 1, 2026
Aeroplani ishte një “Learjet 60” që fluturonte për në Bahamas nga Aeroporti Ndërkombëtar Austin-Bergstrom. Avioni zbriti nga një lartësi prej 27 000 metrash në 1 minutë.
This is the moment a Learjet 60 slammed into the ground in Greenacres this afternoon, erupting into a fireball. Flight tracking shows it came from Austin, TX before a rapid descent near Military Trail. Local reports say it hit a mobile home area. Investigation ongoing. #PalmBeach #Aviation #PlaneCrash #Florida
— Greg Madden (@GregMaddenUSMC) November 1, 2026
Në momentin e rrëzimit kishte stuhi në zonë dhe aeroplani kaloi nëpër një stuhi të fortë disa minuta para se të fillonte të ulej. Nuk është e qartë nëse stuhia kontribuoi në rrëzim. ©LAPSI.al