Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

FOTO/ Mbi 20 topa me euro në kuti të kuqe në vilën e Ballukut në Dhërmi

Një kuti e zezë e mbushur me tufa me euro të prerjes 50-çe është fotografuar në Vilën F-6 që përdorej nga Belinda Balluku dhe më pas i është...

Lapsi.al 1 November 2026

FOTO/ Mbi 20 topa me euro në kuti të kuqe në vilën e

Nga Elton Qyno

Një kuti e zezë e mbushur me tufa me euro të prerjes 50-çe është fotografuar në Vilën F-6 që përdorej nga Belinda Balluku dhe më pas i është dërguar pastrueses Lavdije Smone, e cila punonte për llogari të Belinda Ballukut në atë kohë Ministre e Energjitikës dhe Infrastrukturës dhe paralelisht edhe zv/kryeministre.

Janë mbi 20 topa me euro që janë gjendur brenda një kutie të kuqe.

Një mesazh i dërguar mëngjesin e datës 17 korrik 2021 nga bashkëshorti i sanitares së Ballukut në banesën e saj në Tiranës tregon sipas SPAK një fotografi, në të cilën shfaqet një kuti e kuqe, në të cilën ndodhen tufa kartëmonedhash 50 euroshe, të lidhura me llastik.

Prokuroria e Posaçme shkruan në dokument se kutia e kuqe është “në dukje si në ambientet e vilës F6, në kompleksin White Rocks”. Pra kjo kuti e kuqe e mbushur me euro sipas SPAK është në vilën e Ballukut në Dhërmi.

Bashkëshorti i sanitares së Ballukut, Lavdrim Smone, së bashku me gruan dhe vajzën e tij sipas të gjitha komunikimeve zhvendosin herë pas herë në vilën e Dhërmiut për të bërë pastrimet. Shpesh i dërgonte atje shoferi personal i ish zv. kryeministres.

Në dosjen e Belinda Balluku janë plot 31 të pandehurit që do të përgjigjen para drejtësisë, mes të cilëve dhe 6 biznesmenë të njohur.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se: “…nga procesverbali i këqyrjes së të dhënave të përftuara nga akti i ekspertimit teknik-kompjuterik, nr.237, datë 03 Tetor 2026, ku është ekspertuar aparati celular "Iphone Xs Max", i sekuestruar Lavdrim Smone (bashkëshorti i shtetases Lavdije Smone, e cila punon si punonjëse pastrimi në shtëpinë e shtetases Belinda Balluku), kanë rezultuar me interes fotografi dhe video të datës 12 qershor 2019, si dhe të periudhave të mëvonshme. Në këto fotografi dhe video shfaqen ambiente të ndryshme të vilës F6, ndodhur në kompleksin "White Rocks", në Dhërmi…”.

Më tej në dokument thuhet se: “…në foto dhe video tregohen pamje të sallonit, kuzhinës, banjos, dhomës së gjumit dhe ambienteve të jashtme të vilës. Nga këto pamje rezulton se vila është e kompletuar me mobilje dhe pajisje elektroshtëpiake. Në disa nga fotot shfaqet shtetasi Lavdrim Smone, i ulur në kolltuk në sallonin e vilës. Në një nga fotot shfaqen Lavdrim Smone dhe Lavdije Smone, në rrugën e cila lidh kompleksin "White Rocks" me plazhin (Gjiri i Leos). Disa nga fotografitë kanë të dhëna (metadata) të gjeolokacionit, nga të cilat rezulton se fotot janë bërë në dhërmi, në kompleksin "White Rocks".

Në datën 4 shtator 2020, konstatohen se janë bërë disa fotografi, në të cilat shfaqet Lavdije Smone në ambietet e jashtme dhe pranë pishinës së vilës F-6, në kompleksin "White Rocks" në Dhërmi.

Ndërkohë në datën 17 Korrik 2021, në orën 10:06, në aplikacionin "Whatsapp", Lavdrim Smone dërgon një fotografi, në të cilën shfaqet një kuti e kuqe, në të cilën ndodhen tufa kartëmonedhash 50 euroshe, të lidhura me llastik (në dukje si në ambientet e vilës F6, në kompleksin "White Rocks").

Gjithashtu në bisedën e datës 24 korrik 2022, mes Maresa Smone me motrën e saj, Aida Smone, evidentohet si më poshtë:

Maresa Smone: "Nesër do ikim për Dhërmi", "do iki dhe une".

Aida Smone: "Mos ja fut kot", "Kush mori tel".

Maresa Smone: "Berti tani".

Maresa Smone: "Vetem me çu në 4"

Aida Smone: "Ju raft pikaa", "a vec per Belinden", "Të pakten".

Maresa Smone: "Po për Belinden", "të mërkurën për atë tjetrën".

Maresa Smone: "Nesër mami me babin do ikin", "Unë të mërkurën me mamin"./Syri.net

Image

Të këshilluara

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI