Flash

Sërish nuk lejohet të takojë Veliajn/ Avokati Plarent Ndreca paralajmëron kallëzim penal

Lapsi.al 31 October 2026

Sërish nuk lejohet të takojë Veliajn/ Avokati Plarent Ndreca

Avokati Plarent Ndreca ka denoncuar për herë të dytë se nuk është lejuar të takohet me klientin e tij, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim në burgun e Fierit. Sipas Ndrecës, autoritetet e institucionit i kanë mohuar hyrjen me argumentin se nuk kishte personel të mjaftueshëm dhe se takimet nuk lejoheshin jashtë orarit zyrtar.

Avokati kundërshton këtë arsyetim dhe thotë se ligji u garanton mbrojtësve të drejtën për t’u takuar me klientët e tyre në çdo kohë. Ai iu referua nenit 51 të ligjit për të drejtat dhe trajtimin e të paraburgosurve. Ndreca tha se ka debatuar për rreth 20-30 minuta me punonjësit e burgut, por pa mundur të zhvillojë takimin me Veliajn.

Pas incidentit, ai paralajmëroi kallëzim penal në Prokurorinë e Fierit për shpërdorim detyre ndaj personave përgjegjës në zinxhirin komandues të institucionit.

“Përcaktohet shumë qartë që avokati, ashtu si prokurori dhe gjyqtari, hyn në çdo kohë për t’u takuar me klientin e tij”, deklaroi Ndreca.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI