
Tensionet janë rritur para Kryeministrisë, ku disa protestues kanë hedhur molotovë në drejtim të forcave të policisë. Pas incidenteve, policia ka ndërhyrë me ujë me presion, ndërsa përmes megafonëve u ka kërkuar protestuesve të ndalojnë veprimet e dhunshme dhe të largohen nga perimetri i godinës.
“Ju lutemi, largohuni nga veprimet e dhunshme. Policia do të veprojë”, është dëgjuar nga altoparlantët e forcave të rendit.
Ndërkohë, prania policore është përforcuar. Autobotë me ujë janë pozicionuar në të dy krahët e zonës përpara Kryeministrisë, të shoqëruar nga forca të shumta policie. Situata vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa policia është në gatishmëri për një tjetër ndërhyrje nëse përplasjet vazhdojnë.