Flash

Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, një pjesë shkojnë nga selia e PS

Lapsi.al 31 October 2026

Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, një pjesë

Pas disa orësh tensionesh pranë Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur të largohen nga zona dhe të marshojnë drejt qendrës së Tiranës.

Një pjesë e turmës është drejtuar drejt selisë së Partisë Socialiste, ndërsa grupe të tjera po lëvizin në drejtim të Kryeministrisë. Protesta e sotme, e 19-ta kundër qeverisë, nisi sërish pranë Ministrisë së Arsimit dhe vijoi pavarësisht reshjeve të shiut.

Gjatë tubimit pati edhe përplasje me policinë. Nga turma u hodhën gurë dhe molotovë, ndërsa forcat e rendit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Marshimi po vijon drejt bulevardit, nën praninë e forcave policore.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI