Flash

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, hidhet gaz lotsjellës dhe ujë me piper ndaj të rinjve

Lapsi.al 31 October 2026

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, hidhet gaz

Tensionet janë rritur para Kryeministrisë, pasi disa protestues kanë rrëzuar një dron të përdorur nga efektivët për monitorimin e protestës. Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë me solucion irritues, ndërsa përmes megafonëve u ka kërkuar protestuesve të ndalojnë veprimet e dhunshme dhe të largohen nga perimetri i godinës.

Ndërkohë, prania policore është përforcuar. Autobotë me ujë janë pozicionuar në të dy krahët e zonës përpara Kryeministrisë, të shoqëruar nga forca të shumta policie. Pas rrëzimit të dronit, ndërhyrja është intensifikuar. Situata vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit qëndrojnë ende pranë Kryeministrisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI