Flash

Protestuesit nuk ndalen, rikthehen sërish përpara Kryeministrisë

Lapsi.al 31 October 2026

Protestuesit nuk ndalen, rikthehen sërish përpara Kryeministrisë

Pas disa minutash shpërndarjeje, protestuesit janë rikthyer sërish përpara Kryeministrisë dhe kanë vijuar tubimin. Në bulevard janë dëgjuar thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa nga turma është përsëritur edhe slogani “Rama në burg, Berisha në burg”.

Rikthimi i protestuesve vjen pas përplasjeve të mëhershme me policinë dhe ndërhyrjes së forcave të rendit për shpërndarjen e turmës. Tensione janë regjistruar sërish pranë perimetrit të Kryeministrisë, ku protestuesit kanë kërkuar të qëndrojnë përpara godinës, ndërsa policia ka tentuar t’i largojë nga zona. Gjatë ditës, protesta është zhvendosur disa herë në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, pas përdorimit të gazit lotsjellës, ujit me presion dhe shoqërimeve të disa protestuesve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI