Flash

Shkodër/ Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja

Lapsi.al 1 November 2026

Shkodër/ Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë që doli nga rruga.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”. Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti drejtohej nga një 27-vjeçare, e cila dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.

Për pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese, duke goditur këmbësoren 67-vjeçare, E. B., e cila në ato momente po ecte në trotuar. E moshuara ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e humbjes së kontrollit të automjetit.

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI