Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Librazhd/ Benz-i bie në greminë 150 metra larg rrugës, pranë gjendet një pistoletë

Lapsi.al 1 November 2026

Librazhd/ Benz-i bie në greminë 150 metra larg rrugës, pranë

Një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke përfunduar në një greminë rreth 150 metra larg aksit rrugor.

Automjeti me targa AB178DV drejtohej nga shtetasi Renis Pajtim Kalnxhi, i cili është transportuar drejt Spitalit të Librazhdit për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet e kryera në vendngjarje nuk janë konstatuar persona të tjerë që mund të kenë qenë në automjet në momentin e daljes nga rruga.

Një tjetër element që e bën më të ndërlikuar ngjarjen është konstatimi i një arme zjarri, tip pistoletë, në afërsi të automjetit të dëmtuar.

 

Aksident2
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt dhe se mund të jetë dëmtuar, përpara se automjeti të dilte nga rruga. Megjithatë, këto rrethana mbeten për t’u verifikuar nga grupi hetimor.

Policia po vijon veprimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, përfshirë rrethanat e konfliktit të dyshuar dhe mënyrën sesi arma e zjarrit ka përfunduar pranë automjetit.

Hetimet për këtë ngjarje do të ndiqen nga Komisariati i Policisë Librazhd.

 

Të këshilluara

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI