
Një autobus i linjës Berat-Tiranë është përfshirë në një aksident rrugor në Barbullinjë të Lushnjes duke u përplasur me një automjet tip BMW dhe më pas ka përfunduar në murin e një biznesi.
Përplasja ka shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas informacioneve në vendngjarje, autobusi po lëvizte në korsinë e tij kur automjeti tip BMW i ka prerë rrugën.
Pavarësisht frenimit të fortë nga drejtuesi i autobusit, përplasja nuk është shmangur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po merr në pyetje dy drejtuesit e mjeteve për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.