Flash

Chrissy Teigen thyen heshtjen pas kritikave për paraqitjen e saj

Lapsi.al 29 June 2026

Chrissy Teigen është vënë në qendër të kritikave pas publikimit të disa fotove me një këmishë transparente, ndaj të cilave vendosi të reagojë publikisht.
 Autorja e librave "Cravings" nuk hezitoi t'u përgjigjej komentuesve, duke shpjeguar se nuk d sheh si diçka provokuese.

"Mendoj se, duke qenë se i kam operuar disa herë dhe kanë ushqyer fëmijët e mi, nuk i konsideroj aspak seksi apo provokuese. Por nëse ju mendoni kështu, kërkoj ndjesë," shkroi ajo në Instagram.

Më pas shtoi me humor: "Shpresoj t'ia dilni ta përballoni. Jam pothuajse e sigurt se do t'ia dilni. Ju dua shumë."

 

Chrissy Teigen, e cila ka katër fëmijë me bashkëshortin John Legend, ka folur shpesh hapur për ndërhyrjet estetike që ka bërë ndër vite. Në një intervistë në vitin 2024, ajo zbuloi se i është nënshtruar tre ndërhyrjeve në gjoks.

"Kam bërë ngritje të gjoksit, vendosje implantesh dhe më pas i kam hequr," tha ajo.

Teigen ka treguar më parë se implantet i vendosi në moshën 20-vjeçare për arsye estetike, por pas shtatzënive vendosi t'i hiqte.

Modelja ka qenë gjithmonë e hapur edhe për procedura të tjera estetike, duke theksuar se dëshiron të jetë transparente dhe të mos krijojë pritshmëri joreale për trupin.

"Nuk është e drejtë t'i bësh njerëzit të besojnë se gjithçka është perfekte. Dua që fëmijët e mi të ndihen mirë me veten, por edhe të dinë të vërtetën," është shprehur ajo.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI