Flash

Deklarata e Daçiç për flamurin serb në Prizren/ Berisha: Provokim dhe kërcënim për paqen në rajon

Lapsi.al 12 October 2026

Deklarata e Daçiç për flamurin serb në Prizren/ Berisha:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar fort ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiç, i cili është shprehur se flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren. Në një reagim publik, Berisha e cilëson deklaratën provokuese dhe luftënxitëse, duke dënuar qëndrimet që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Berisha e ka quajtur Daçiçin “klounin e Millosheviçit” dhe “pasardhësin direkt partiak të kasapit të Ballkanit”, duke akuzuar udhëheqjen aktuale serbe për ultranacionalizëm dhe armiqësi ndaj paqes. Sipas kreut të PD-së, deklarata për Prizrenin dëshmon edhe një herë rrezikun që përbëjnë qëndrimet nacionaliste serbe për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

"Deklarata luftënxitëse e Ivica Daçiç, klounit të Millosheviçit. Në një deklaratë provokuese dhe luftënxitëse, Ivica Daçiç u shpreh se flamuri serb do të valvitet mbi Prizren! Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë deklaratë të kllounit, pasardhësit direkt partiak të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, që dëshmon edhe një herë se udhëheqja e verbër ultranacionaliste aktuale serbe është një armike e paqes, një rrezik real për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal", deklaroi Berisha.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI