Flash

Dogjën qëllimisht makinën e një qytetareje në Vlorë, në pranga 36-vjeçari dhe porositësi

Lapsi.al 23 October 2026

Dogjën qëllimisht makinën e një qytetareje në

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, për djegien e një automjeti.  Ngjarja u regjistrua një muaj më parë në lagjen “1 Maji” të Vlorës rreth orës 01:20. Fillimisht djegia u raportua si aksidentale për shkak të një defekti teknik në motorin e automjetit, por hetimet nxorën në dritë se makina ishte djegur qëllimisht.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryra në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 22.09.2026, rreth orës 01:20, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ku u dogj automjeti në pronësi të shtetases S. N., organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Order”.

Fillimisht, ngjarja u raportua si aksidentale për shkak të një defekti teknik në motorin e automjetit, por nga veprimet intensive hetimore u zbulua se automjeti ishte djegur qëllimisht.     Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit R. K., 33 vjeç dhe T. K., 36 vjeç, të banues në Vlorë, pasi dyshohet se shtetasi R. K. ka porositur shtetasin T. K., për djegien e automjetit në pronësi të shtetases S. N., 50 vjeçe, banuese në Vlorë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI