Flash

Trazirat gjatë protestave, ndalim qarkullimi në Paris çdo natë deri të hënën

Lapsi.al 23 October 2026

Trazirat gjatë protestave, ndalim qarkullimi në Paris çdo

Një shtetrrethim në Paris do të mbetet në fuqi çdo natë në pjesë të caktuara të qytetit deri të hënën në mëngjes, ka vendosur shefi i policisë së kryeqytetit francez.

Të enjten, prefekti i policisë lëshoi ​​një urdhër që ndalonte praninë e të rriturve dhe të miturve në zonën e Sheshit të Republikës dhe në sektorin Le Al, çdo ditë nga ora 23:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit të ditës tjetër, deri të hënën në mëngjes, raportoi “Figaro”.

Kjo masë ka qenë në fuqi që nga dhuna dhe grabitjet që ndodhën  gjatë fundjavës, sipas një vendimi të prefekturës së policisë të publikuar të enjten.

Së bashku me këtë urdhër, Prefektura e Policisë së Parisit vendosi gjithashtu një ndalim për “të gjitha tubimet e panjoftuara” për mbrëmjen e së enjtes dhe natën midis të enjtes dhe të premtes, veçanërisht pranë Pallatit Elize Asamblesë Kombëtare, Senatit, Champs Elize dhe stacioneve të trenit.

Të dy ndalimet vlejnë si për të rriturit ashtu edhe për të miturit.

Në Francë, protesta të reja janë paralajmëruar për nesër, më 24 tetor, veçanërisht në Paris, por edhe në qytete të tjera të mëdha si Marseja, Lioni, Nica, Bordeaux.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI