
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij është ndaluar në pikën kufitare të Rinasit. Sipas policisë shtetasi Klodian Ndoj, banues në fshatin Sanxhak, u ndalua teksa tentonte të largohej nga Shqipëria. Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në muajin korrik. Gjatë një konflikti për motive të dobëta, 47-vjeçari dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. P., 22 vjeç, dhe më pas i ka vjedhur automjetin.
Në muajin gusht, Gjykata e Lezhës i kishte caktuar 47-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Pas ndalimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.