Flash

Korporata e autokratëve/ Pse Vuçiç dhe Erdogan e përkrahën Edi Ramën kundër studentëve

Lapsi.al 2026-10-22 17:20:00

Korporata e autokratëve/ Pse Vuçiç dhe Erdogan e

Mes reagimeve të paqarta që erdhën nga Bashkimi Europian për protestat në Shqipëri, ku një ditë kritikohej dhuna e tepruar nga policia dhe të nesërmen dhuna e protestuesve, dhe pas shqetësimit të kongresmenëve amerikanë për metodat represive me të cilën Rama e shtypi revoltën e studentëve, ranë në sy qëndrimet pro-Ramës të dy sivëllezërve të tij politikë, Aleksandër Vuçiç dhe Rexhep Taip Erdogan, që u pozicionuan në mbështetje të kryeministrit shqiptar. 

Dy autokratët e vjetër ballkanikë i ofruan Ramës mbështetje në dy forma të ndryshme: i pari me këshilla politike se si duhej shtypur revolta, ndërsa i dyti përmes dërgimit të menjëhershëm të autobotëve të ujit, fringo të reja.

Më 21 tetor, pasi policia shqiptare kishte përdorur prej ditësh gaz lotsjellës, ujë me presion dhe shkopinj gome kundër studentëve, presidenti serb u shpreh se Rama nuk kishte qenë i ashpër sa duhet, por se kishte humbur kohë duke u përpjekur t’i zbuste protestuesit.

“Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste me diçka. Dhe gaboi, humbi kohë”, deklaroi Vuçiç, duke paralajmëruar se zgjedhjet e parakohshme mund t’i kushtonin pushtetin kryeministrit shqiptar.

Për Vuçiçin, Rama mbetet “një nga asetet më të mëdha të Shqipërisë”, një vlerësim domethënës, që nuk është dëgjuar rrallë nga Beogradi për ndonjë politikan shqiptar.

Kur foli për atë që ndodhi në Tiranë, presidenti serb nuk pati asnjë interes për arsyet e revoltës së rinisë shqiptare apo te pretendimet për dhunë policore që u shfaq me gjithë shëmtinë e saj rrugëve të kryeqytetit.

Dy ditë para tij, më 19 tetor, mbështetja nga Erdogan kishte ardhur në një formë tjetër. Një avion ushtarak turk solli në Rinas disa autobotë të rinj me ujë me presion, mjete që përdoren për shpërndarjen e turmave.

Korporata e autokratëve/ Pse Vuçiç dhe Erdogan e

Ato mbërritën pikërisht kur automjetet e policisë shqiptare ishin dëmtuar gjatë përplasjeve me protestuesit, ndërsa forcave të rendit u duhej të përdornin çdo ditë ujë dhe gaz lotsjellës.

Korporata e autokratëve/ Pse Vuçiç dhe Erdogan e

Mbërritja e autobotëve me një avion ushtarak të Turqisë u filmua rastësisht në Rinas, ndërkohë që më herët ishte folur për një ftohje në marrëdhëniet e Ramës me presidentin turk.

Duhet thënë se marrëdhënia e Ramës me Vuçiç apo me Erdogan nuk është në kulmin e saj.

Vite më parë, Rama ndërtoi me Vuçiçin projektin e Ballkanit të Hapur, një nismë që u promovua me bujë si e ardhmja e bashkëpunimit rajonal, por kryeministri shqiptar u tërhoq dhe shpalli fundin e këtij projekti në mënyrë të njëanshme. Me Erdoganin marrëdhëniet kaluan në një afrimitet të paprecedentë vizitash dhe ceremonish, deri në shkëmbimin e ndereve personale. Por pasi Rama nisi flirtin me Izraelin në fillim të vitit 2026 u duk se mes tij dhe Erdogan pati një thyerje të pariparueshme.

Por, pavarësisht këtyre luhatjeve, Vuçiç zgjodhi ta mbështesë Ramën me këshillat e tij për protestën, ndërsa Ramës nuk i mungoi ndihma nga Turqia në kohë rekord.

Përse ndodhi kjo? Çfarë i bashkon këta udhëheqës përtej interesave të përkohshme diplomatike dhe marrëdhënieve personale?

Ekziston një arsye më e thellë që mund të shpjegojë solidaritetin mes udhëheqësve autoritarë, si këta që aktualisht kanë pushtetin në Ballkan. Ata nuk kanë nevojë të jenë miq dhe të kenë të njëjtin mendim në çdo çështje. Ajo që i bashkon është diçka më e madhe: interesi për mbijetesën e një modeli qeverisjeje, aty ku pushteti është i përqendruar në duart e një njeriu.

Në modelin e tyre, zgjedhjet janë një farsë, një fasadë. E rëndësishme është që institucionet të jenë nën kontrolli të plotë partiak, e rëndësishme është që lidhjet me oligarkinë ekonomike të jenë të drejtpërdrejta, e rëndësishme është kapja e mediave. 

Korrupsioni është një instrument që shërben për që mekanizmi të funksionojë më mirë. Paratë blejnë besnikëri dhe shtojnë mbështetjen në terren. 

Revoltat qytetare përbëjnë një kërcënim që duhet shtypur me çdo mënyrë. Kur shpërfillja dhe presionet nuk e ulin valën e protestave, kalohet tek shkopat e gomës nga policët, autobotet me ujë, rrahjet masive në rrugë, burgosjet, përdorimi i bandave si në Beograd dhe në Tiranë etj.

Vuçiç akuzohet se gjatë protestave studentore në Serbi përdori edhe topat zanorë, mjete shurdhuese që arrijnë ta shpërndajnë një turmë përmes lëshimit të valëve zanore brenda pak sekondash.

Në këtë këndvështrim mund të lexohen edhe mbështetja instiktive që i dhanë Ramës dy miqtë e tij. Emrat në raste të tilla s'kanë rëndësi. Sot Rama, nesër Vuçiç apo një Erdogan tjetër. Ai që duhet të mbijetojë është sistemi, ku një individ kontrollon gjithçka, dhe që kur ky ndihet i kërcënuar, satrapët e tjerë janë gjithnjë gati ta ndihmojnë.

Këta mund të mbyllin një sy për mosmarrëveshjet me njëri-tjetrin, por nuk mund të lejojnë që qytetarët të ngrihen në revoltë dhe ta përmbysin një sistem të tillë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

How Rama is leading the country towards civil strife

Insisting on violence, on arming civilians, on paying police officers as if they were mercenaries, alone does not produce peace. Edi Rama's fear of where he will end up when he is no longer prime minister does not have to become Albania's nightmare.

15:20 Armand Shkullaku

Andi Bushati: Why stones and Molotov cocktails became inevitable

This youth revolt has had a great merit. It made known to the general public the most criminal side of this regime that had until now been preserved in the most secretive recesses. If the extremely peaceful revolution of the flamingos showed us that this government was no longer popular, its radical epilogue, with stones and Molotov cocktails, is serving to bring to light that the autocrat is capable of using any means to stay in power.

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI