Pamje të reja të dhunës policore vijnë nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit".
Një grup vajzash të reja po qëndronin në bulevard pa ushtruar dhunë dhe pa hedhur asgjë drejt policëve. Por kjo nuk i ka penguar këta të fundit që ti godasë me ujë me presion dhe t'i marrë para me forcë.
Ndërsa duket se Tirana nuk po gjen dot më paqe, tashmë nuk po kursehen më as vajzat.