Skena brutale dhune dhe arrestimesh mbrëmjen e sotme në rrugët e Tiranës, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë ndaj të rinjve dhe studentëve që protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Tek dyert e Kishës Ortodokse, por edhe në zona të tjera të kryeqytetit, po kryhen arrestime të dhunshme, goditje me shkopinj gome dhe protestues që luten për mëshirë ndërsa përballen me ndërhyrjen e policisë. Shikoni videot:
Dhuna vjen në një kohë kur kryeministri Edi Rama u ka premtuar punonjësve të policisë një bonus prej 2 500 eurosh. ©Lapsi.al