
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që u plagos në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, ka publikuar një foto nga Italia, një ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën 'Gemelli' në Romë.
“Kur Zoti vendos të bëjë një mrekulli, asgjë s’është e pamundur”, shkruan ai, teksa shfaqet me syrin e pafashuar pas operacionit.

Vishkulli u plagos gjatë protestës nga një plumb gome, ndërsa pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Traumës, ai u transportua në Itali për trajtim të specializuar.

Mësohet se, ndërhyrja kirurgjikale përfundoi me sukses dhe mjekët arritën të shpëtonin syrin, ndërsa rikuperimi i shikimit do të kërkojë kohë dhe trajtime të mëtejshme.