Flash

Familjet me kryefamiljare gra shpenzojnë 20 mijë lekë më pak

Lapsi.al 24 September 2026

Familjet me kryefamiljare gra shpenzojnë mesatarisht rreth 20 mijë lekë më pak në muaj se ato me kryefamiljar burrë, duke nxjerrë në pah një diferencë të fortë në konsumin familjar.

Sipas INSTAT, në vitin 2024 shpenzimet mesatare mujore për konsum ishin 93,042 lekë për familje. Në familjet me kryefamiljar burrë ato arrinin në 96,359 lekë, ndërsa në familjet me kryefamiljare grua ishin 76,235 lekë.

Diferenca është 20,124 lekë në muaj, ose rreth 21%. Nëse kjo diferencë mujore projektohet për 12 muaj, ajo arrin në rreth 241 mijë lekë.  

Por hendeku i konsumit shfaqet në një kontekst ku gratë kanë një pozicion më të dobët në disa tregues të tregut të punës. Në vitin 2025, shkalla e punësimit për gratë 15-64 vjeç ishte 62,7%, kundrejt 76% për burrat, ndërsa papunësia ishte 10,6% për gratë dhe 8,2% për burrat.

Edhe mënyra e punësimit tregon se 25% e grave të punësuara rezultonin punëtore pa pagesë në biznesin e familjes, ndërsa paga mesatare mujore bruto e grave ishte 4,6% më e ulët se ajo e burrave.

Diferenca shihet edhe në treguesit e vulnerabilitetit ekonomik. Në vitin 2024, rreziku për të qenë i varfër ishte 19,5% për gratë dhe 18,9% për burrat, ndërsa rreziku për varfëri ose përjashtim social (AROPE) arrinte në 41,5% për gratë, kundrejt 39,4% për burrat.

Një element tjetër lidhet me barrën e punës së papaguar. Gratë vazhdojnë të mbajnë një pjesë më të madhe të kujdesit për fëmijët, të moshuarit dhe punëve të shtëpisë, një angazhim që nuk shfaqet në pagë, por ndikon në mundësinë për të punuar me kohë të plotë dhe për të siguruar të ardhura më të larta. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për familjet ku gruaja është burimi kryesor ose i vetëm i të ardhurave./ Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI