Flash

Gazetari pëson djegie gjatë protestës/ SHGPSH kërkon transparencë: Çfarë lënde po hedh policia nga autobotët?

Lapsi.al 24 October 2026

Gazetari pëson djegie gjatë protestës/ SHGPSH kërkon

Gazetari i News24, Klevin Muka është lënduar gjatë raportimit nga protesta e sotme në Tiranë, pasi është lagur nga uji i lëshuar prej një autoboti të policisë.

Në një reagim Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë deklaroi se Muka ka pësuar acarim të fortë të lëkurës, me shenja që ngjajnë me djegie të shkallës së parë.

Pas incidentit, SHGPSH-APJA ka kërkuar nga Policia e Shtetit transparencë të plotë mbi përbërjen e lëndës së përdorur në autobotë, si edhe të gazit lotsjellës. Shoqata thotë se përdorimi i këtyre mjeteve po raportohet se ka shkaktuar simptoma lëndimi jo vetëm te punonjësit e medias, por edhe te protestuesit.

Deklarata e plotë:

Policia e Shtetit të bëjë transparencë mbi përbërjen e lëndëve që hedh në protestë

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë (SHGPSH-APJA) shpreh solidaritetin me gazetarin Klevin Muka i TV News 24, i cili pësoi acarim të dukshëm të lëkurës në trup, me tipare të një djegieje të shkallës së parë, pasi u lag nga uji i lëshuar prej autobotit të Policisë, teksa po raportonte mbi protestën e ditës së sotme në Tiranë.

Është skandaloze që gazetarët të lëndohen teksa informojnë publikun. Kjo është një situatë që vazhdon të përsëritet. Kërkojmë nga Policia e Shtetit një shpjegim zyrtar dhe transparencë të plotë mbi përbërjen e lëndës së hedhur nga autoboti, si dhe të gazit lotsjellës, përdorimi i të cilave, po raportohet se po shkakton simptoma lëndimi tek punonjësit e medias dhe protestuesit.

I urojmë kolegut Klevin Muka shërim të shpejtë dhe shprehim mbështetjen për të gjithë gazetarët që prej 12 ditësh raportojnë në kushte të vështira, duke u ekspozuar në mënyrë të përsëritur ndaj gazit lotsjellës dhe mjeteve të tjera të përdorura nga policia. Transparenca e Policisë së Shteti është detyrim, jo zgjedhje. Cenimi i sigurisë së medias cenon të drejtën e publikut për t’u informuar.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI