Flash

Forcat RENEA mbërrijnë te Kryeministria, policia përdor fishekë gome

Lapsi.al 24 October 2026

Forcat RENEA mbërrijnë te Kryeministria, policia përdor

Situata mbetet e tensionuar në zonën e Kryeministrisë dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku policia ka shtuar praninë dhe ka pozicionuar edhe forcat RENEA.

Pas përdorimit të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, një pjesë e protestuesve është zhvendosur drejt Parkut Rinia për t’iu larguar ndërhyrjes së policisë.

Autobotët janë pozicionuar në të dy anët e urës, ndërsa efektivë ndodhen edhe brenda parkut. Në zonë janë hedhur tymuese, ndërsa policia ka dhënë urdhër për të përdorur edhe fishekë gome për shpërndarjen e turmës. Ndërhyrja ka vijuar me spraj me piper dhe ujë me presion, ndërsa efektivët kanë nisur shoqërimin e disa personave të pranishëm në protestë.

Tensionet janë zhvendosur edhe drejt rrugës “Myslym Shyri”. Në hyrje të saj, protestuesit kanë lëvizur kazanët e mbeturinave dhe u kanë vënë flakën, duke krijuar një barrikadë përballë forcave të policisë. Përplasjet vijojnë në disa pika të qendrës së Tiranës, ndërsa protestuesit lëvizin mes bulevardit, Parkut Rinia dhe rrugëve përreth.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI