Flash

Tensione para Kryeministrisë/ Gurë e flakadanë drejt policisë, përgjigje me ujë dhe gaz lotsjellës

Lapsi.al 24 October 2026

Tensione para Kryeministrisë/ Gurë e flakadanë drejt

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur këtë të shtunë nga studentë dhe qytetarë, të cilët kanë marshuarr përpara Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.

Dy autobotë hodhën sasi të mëdha uji në drejtim të turmës, ndërsa gazi lotsjellës u përhap përgjatë bulevardit. Një pjesë e protestuesve u zhvendosën drejt Parkut Rinia, ndërsa të tjerë qëndruan përpara Kryeministrisë duke vijuar thirrjet “Dorëheqje”.

Tensionet u rritën pasi disa protestues hodhën gurë, flakadanë dhe kapsolla në drejtim të efektivëve. Policia u përgjigj me ujë me presion, gaz lotsjellës dhe spraj me piper.

Gaz lotsjellës është raportuar edhe pranë Ministrisë së Brendshme, në një moment kur në atë zonë nuk kishte përplasje të drejtpërdrejta. Disa protestues janë prekur nga spraji me piper, ndërsa pati edhe debate verbale dhe përplasje me policinë gjatë tentativave për shoqërime. Protestuesit vijojnë të qëndrojnë në zonën e bulevardit, ndërsa kërkesa kryesore mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI