Flash

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala shkon në SPAK, do të pyetet për çështjen Agasi

Lapsi.al 30 September 2026

Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku pritet të merret në pyetje në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me Ergys Agasin. 

Bala do të japë shpjegime përpara prokurorëve të SPAK në lidhje me rrethanat që po verifikohen në këtë dosje. Vilson Bala ka qenë drejtor i Policisë së Durrësit, ndërsa më herët ai ka mbajtur detyrën e shefit të Forcës së Posaçme Operacionale. Në nëntor 2024, Bala u prezantua si drejtues i DVP Durrës. 

Në janar të vitit 2026, ai u emërua drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, detyrë që e mban aktualisht.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI