Flash

Izraeli dhe Libani firmosin marrëveshjen, Hezbollahu kërcënon me luftë civile 

Lapsi.al 26 June 2026

Izraeli dhe Libani nënshkruan një marrëveshje kornizë të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara pas 4 ditësh negociatash në Uashington. 

Marrëveshja u nënshkrua nga ambasadorët e Izraelit dhe Libanit në Uashington, si dhe nga këshilltari i Departamentit të Shtetit, Dan Holler. 

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha në ceremoninë e nënshkrimit se kjo "është një ditë e mirë", por theksoi se "ka shumë punë përpara".

Kjo marrëveshje kornizë formon bazën për një marrëveshje paqeje në të ardhmen dhe përfshin masa të menjëhershme që duhen ndërmarrë nga të gjitha palët në terren.

Konkretisht, është planifikuar të nisin dy "programe pilot"  në të cilat ushtria izraelite do të tërhiqet nga dy zona të vogla që ka pushtuar në Libanin jugor. Ushtria libaneze do të vendoset në këto zona.

Zyrtarët izraelitë dhe amerikanë thanë se oficerët ushtarakë amerikanë do të punojnë me ushtrinë libaneze për të verifikuar se nuk ka prani të Hezbollahut në këto zona.

Njëra nga dy zonat ndodhet në veri të lumit Litani, ndërsa tjetra është në jug të tij.

Edhe pse tërheqja izraelite pritet të jetë e kufizuar, kjo shënon tërheqjen e parë të Izraelit nga territoret e pushtuara në Libanin jugor që nga shpërthimi i luftës në Lindjen e Mesme. 

Por deputeti i Hezbollahut në Liban, Hassan Fadlallah, deklaroi se autoritetet e këtij vendi nuk do të jenë në gjendje ta zbatojnë marrëveshjen me Izraelin vetëm nëse vendi nuk shkon “në luftë civile”. 

Fadlallah theksoi se Hezbollahu do të kundërshtojë çdo masë të ndërmarrë nga autoritetet libaneze, duke shtuar se kundërshtimi është "serioz" dhe nuk do t'i lejojë ata të zbatojnë angazhimet e tyre në praktikë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI