Flash

Rritet numri i të vdekurve nga Ebola në Kongo, konfirmohet 1155 raste infektimesh dhe 304 raste vdekjesh

Lapsi.al 26 June 2026

Epidemia e Ebolas që u përhap në mënyrë të frikshme në Republikën Demokratike të Kongos ka vendosur një rekord të ri të rasteve të konfirmuara. Numri i rasteve të konfirmuara në laborator është rritur në 1155, nga të cilat 304 kanë qenë fatale. Mësohet sipas një buletini të fundit të autoriteteve shëndetësore, që nga e mërkura, 37 raste të reja dhe 5 vdekje të reja u konfirmuan në 24 orë. Zyrtarët e shëndetësisë thonë se mbikëqyrja e përmirësuar epidemiologjike ka lejuar zbulimin më të hershëm të rasteve dhe ka konfirmuar rritjen e vazhdueshme të transmetimit të virusit në baza javore.

Shpërthimi aktual, i shpallur më 15 maj, është shkaktuar nga lloji më i rrallë i virusit Budibugio, për të cilin nuk ka trajtim ose vaksinë specifike. Shumica e shpërthimeve të mëparshme janë shkaktuar nga lloji i virusit Zaire, për të cilin ekziston një vaksinë. Është i 17-ti në vendin e gjerë të Afrikës Qendrore me rreth 100 milionë banorë. Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se virusi kishte qarkulluar i pazbuluar për ca kohë para se të shpallej shpërthimi. Ebola ka vrarë të paktën 15,000 njerëz në Afrikë gjatë 50 viteve të fundit, me një shkallë vdekshmërie midis 25% dhe 90%, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Në Republikën Demokratike të Kongos, shpërthimi më vdekjeprurës vrau gati 2,300 njerëz nga 3,500 raste midis viteve 2018 dhe 2020.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI