Flash

“Ju erdhi fundi”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Lapsi.al 18 July 2026

Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para godinës së Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Nën thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Rama, jep dorëheqjen!”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe slogane të tjera kundër qeverisë, qindra qytetarë marshojnë në bulevardet e kryeqytetit. Gjatë tubimit para Kryeministrisë, dhjetëra qytetarë morën fjalën për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes, duke folur për korrupsionin, emigracionin, gjendjen ekonomike dhe nevojën, sipas tyre, për një ndryshim të klasës politike.

Edhe në ditën e 49-të, protestuesit deklaruan se nuk do të negociojnë kërkesat e tyre dhe se protesta do të vazhdojë deri në arritjen e objektivit që kanë shpallur që në nisje të saj. Në shesh ishin të pranishëm të rinj, familje me fëmijë, pensionistë, aktivistë dhe përfaqësues të profesioneve të ndryshme, të cilët iu bashkuan edhe një herë marshimit që prej javësh zhvillohet çdo mbrëmje në rrugët e kryeqytetit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI