Flash

“Parlamenti i Ergys Agasit”/ Berisha: Hyseni, anëtare e grupit të tij kriminal që kontrollonte sekretet e shtetit dhe SHISH

Lapsi.al 24 September 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi Parlamentin si një institucion të Ergys Agasit, biznesmenit të akuzuar nga SPAK si kreu i grupit kriminal në AKSHI-n, bashkë me personat e tjerë të marrë të pandehur.

“Kjo seancë do të hyjë në histori si seanca më e turpshme ndonjëherë. Sot parlamenti mblidhet si parlamenti i Ergys Agasit, si parlamenti më i papërgjegjshëm në tërë historinë kombëtare të ndonjë vendi. Sot, për çdo shqiptar, që i thotë vendit vend, sigurisë siguri, çështje të gjitha çështjeve është shembja totale e sigurisë së vendit pasi kryetarja e SHISH rezulton një anëtare e poshtër e grupit të strukturuar kriminal Agasi.

Në këtë sallë kam deklaruar, paralajmëruar se Agasi është mafiozi më i rrezikshëm i Europës. Po, sepse ai kontrollonte si asnjë tjetër në Shqipëri dhe Europë të gjitha kartelet e drogës, të gjithë internetin e territorit të vendit. Të gjitha sekretet e shtetit dhe SHISH. Ai kishte fuqi të pakufizuar dhe këtë fuqi e kishte nga padrino i vendit. Rasti i Hysenit është i treti në botë”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI