Flash

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Berisha: Sloganin e imponoi dyshja Rama-Balluku

Lapsi.al 28 October 2026

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Berisha: Sloganin e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer në akuza ndaj thirrjeve që dëgjohen në protesta, duke sulmuar veçanërisht Arlind Qorin dhe ata që kanë përdorur sloganin “Rama në burg, Berisha në burg”. Gjatë fjalës para grupit parlamentar të PD, Berisha pretendoi se protestat ishin infiltruar nga njerëz të lidhur me qeverinë, të cilët, sipas tij, kishin për qëllim të godisnin opozitën dhe të shpëtonin Edi Ramën nga përgjegjësia politike.

Berisha akuzoi dyshen Rama-Balluku se kishte marrë kontrollin e protestës, duke përdorur organizatorët që administronin mikrofonin për të përjashtuar zërat që nuk pranonin të sulmonin njëkohësisht kryeministrin dhe kreun e opozitës.

“Ajo protestë madhështore, e paparë ndonjëherë në historinë e vendit, u kap në krye të radhës nga dyshja famëzezë Rama-Balluku. Tani duhet t’u them shqiptarëve se kontrolluesit e mikrofonit, horra si ata, u jepnin mikrofonin vetëm atyre të cilët merrnin përsipër sloganin ‘Rama në burg, Berisha në burg’ dhe ishin përjashtim të tjetër që mund ta merrnin”, deklaroi Berisha.

Ai pretendoi se pjesëmarrësit që kërkonin të flisnin në protestë merrnin paraprakisht udhëzime për përmbajtjen e fjalimeve të tyre.

“Çdo njeri që paraqitej tek banda e mikrofonit, merrte porosi se ç’do të thoshte”, tha ai.

Kreu demokrat sulmoi më pas drejtpërdrejt Arlind Qorin, duke e akuzuar se grupet e lidhura me të kishin ushtruar dhunë dhe kishin tentuar të provokonin demokratët gjatë protestave.

“Por ky ritual përsëritej çdo ditë në një kohë kur bandat e Qorrit të Ramës, Arlind Qorrit terrorizon qytetin me grusht çdo natë: E viva, rroftë komunizmi!”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, Partia Demokratike ishte e vetmja forcë politike që kishte mbështetur protestat pa kërkuar t’i vendoste ato nën simbolet e saj.

“E vetmja forcë politike, ua them unë ju këtu, që e mbështeti atë lëvizje me të gjithë fuqitë e saj pa asnjë simbol të veten, ishte PD”, deklaroi ai.

Pjesën më të madhe të sulmit, Berisha e përqëndroi ndaj sloganit që vendoste në të njëjtin nivel Ramën dhe atë vetë. Ai e cilësoi krahasimin mes qeverisë dhe opozitës si një përpjekje për të zhdukur përgjegjësinë e pushtetit për korrupsionin dhe keqqeverisjen.

“Nga qershori gjer sot, teza më antishqiptare, më antidemokratike ishte teza se dy partitë janë njëlloj”, deklaroi Berisha, duke argumentuar se qeveria administron miliarda euro fonde publike, ndërsa opozita nuk ka kompetenca ekzekutive.

“Ti o horr, kudo që del, kërkon të shpëtosh qeverinë nga përgjegjësia duke e krahasuar opozitën me qeverinë. Ti je një llum i vërtetë. Je një skllav dhe shërbëtor i vërtetë i qeverisë”, u shpreh ai.

Berisha këmbënguli se barazimi i dy forcave politike synon të dekurajojë qytetarët dhe të ulë pjesëmarrjen në zgjedhje, duke krijuar bindjen se ndryshimi i pushtetit nuk sjell asnjë ndryshim.

“Këta duan të vrasin shpresën. Këta janë vrasësit e shpresës. Këta janë gjahtarët e shpresave të shqiptarëve”, deklaroi kreu i PD.

Ai kundërshtoi gjithashtu thirrjet për largimin e tij nga drejtimi i Partisë Demokratike, duke i krahasuar ato me praktikat e diktaturës komuniste.

“Çdo person që mendon t’i caktojë një partie politike kryetarin është në vetvete turpi i pluralizmit dhe i demokracisë. Atë bënte Enver Hoxha”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI