Flash

Gjenden mbetje mortore në veri, dyshohet se mund t’u përkasin viktimave të luftës në Kosovë

Lapsi.al 28 October 2026

Gjenden mbetje mortore në veri, dyshohet se mund t’u përkasin

Në varrezat e qytetit të Mitrovicës së Veriut janë gjetur mbetje mortore eshtërore më 27 tetor, që dyshohet se mund t'u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Agron Limani, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, tha për Radion Evropa e Lirë se gërmimet vlerësuese në një lokacion brenda hapësirës së varrezave të besimtarëve myslimanë në Mitrovicë të Veriut janë vazhdimësi e gërmimeve që janë kryer më 20 tetor të këtij viti. 

Sipas tij, mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e nevojshme, përfshirë analizat e ADN-së, “me qëllim të përcaktimit të identitetit”. Limani nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur tha se varësisht nga rezultatet e ekzaminimeve mjekoligjore dhe “konsiderojmë se lokacioni do të mbetet me interes për verifikime dhe veprime të mëtejshme në kuadër të procesit të ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë”.

Gërmimet dhe gjetja e mbetjeve mortore në Mitrovicë të Veriut vijnë pasi në Zubin Potok – po në veri të Kosovës – u gjetën tri varreza masive dhe u gjetën mbetjet mortore të të paktën 23 personave.

Kurti: Është konfirmuar identiteti i tri viktimave nga varret masive në Zubin Potok, i përkasin "Grupit të Intelektualëve"

Autoritetet veçse kanë identifikuar tri viktimat e para dhe ata i përkasin “Grupit të Intelektualëve”. Grupi prej 23 "intelektualëve” ishte një grup shqiptarësh, mes tyre veprimtarë, profesionistë dhe figura publike nga zona e Mitrovicës, të cilët u zhdukën në zonën e Zubin Potokut më 19 prill të 1999-ës.

Kosova veçse ka arrestuar disa persona lidhur me vrasjen e civilëve që lidhen me “Grupin e Intelektualëve”. Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës./REL

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI