Flash

Sulmi masiv rus mbi Kiev, Zelensky: Çdo raketë shtesë shpëton jetë

Lapsi.al 20 August 2026

Të paktën 16 persona janë vrarë dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur në Kiev dhe zonat përreth, pas një sulmi masiv rus gjatë natës me raketa dhe dronë. 
 
Forcat Ajrore të Ukrainës bëjnë me dije se Rusia lëshoi dhjetëra raketa kruiz, si dhe raketa balistike e hipersonike, së bashku me 168 dronë. Sipas autoriteteve ukrainase, rreth 90% e dronëve dhe shumica e raketave kruiz u rrëzuan nga mbrojtja ajrore.

Forcat Ajrore nuk specifikuan numrin e raketave balistike të lëshuara dhe as nëse ndonjë prej tyre u interceptua.

Në Kiev, katet e sipërme të një pallati nëntëkatësh u shkatërruan në lagjen Solomiansky, ku u regjistrua pjesa më e madhe e viktimave në kryeqytet. Kryebashkiaku Vitali Klitschko bëri thirrje që e premtja të shpallet ditë zie.

Dëme u raportuan edhe në dy zona të tjera të Kievit, ku u goditën një shkollë dhe një spital për fëmijë, ndërsa dëmtime pësuan edhe ambiente dhe depo jo-rezidenciale.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se sulmet ajrore dhe me dronë kishin në shënjestër Kievin dhe zonat përreth, duke pretenduar se u goditën objekte që prodhojnë komponentë për dronë, një depo ushtarake dhe një qendër furnizimi, mes objektivave të tjera.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi aleatët e Ukrainës se nuk kanë rimbushur në kohë rezervat e raketave të mbrojtjes ajrore, duke paralajmëruar se mungesa e tyre po kushton jetë njerëzish.

Rusia ka shtuar përdorimin e raketave balistike gjatë muajve të fundit dhe Zelensky u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve që të furnizojnë Ukrainën me raketa interceptuese për sistemet Patriot.

Sipas Zelenskyt, Patriot është i vetmi sistem në arsenalin ukrainas i aftë të rrëzojë një raketë balistike.

“Raketat interceptuese për sistemet Patriot nuk janë zëvendësuar ende dhe ato nevojiten çdo ditë”, shkroi Zelensky në Telegram. “Çdo raketë shtesë shpëton jetën e popullit tonë”, shtoi presidenti ukrainas.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI