Flash

Vjosa Osmani sulmon prapë Albin Kurtin: Lider që jeton nga kriza

Në hapjen e fushatës së LDK-së, Vjosa Osmani: Ka liderë që jetojnë në kriza, sepse pa kriza e humbin rëndësinë

Lapsi.al 28 May 2026

Screenshot-2026-05-28-191501.jpg

Ish Presidenta e Kosovës nuk po i ndahet këmba këmbës Albin Kurtit duke u pozicionuar në këtë fushatë zgjedhore si rivalja e drejtpërdrejtë e tij. Në hapjen e fushatës së LDK-së, Vjosa Osmani foli për krizën politike dhe nevojën për një qasje të re në ndërtimin e shtetit, duke theksuar se Kosova nuk duhet të mbetet peng i njeriut që shkakto kriza të vazhdueshme.

Ajo deklaroi se ka ardhur koha që vendi të largohet nga “politika e lodhjes kolektive” dhe të fokusohet në ndërtimin kombëtar, ku energjia e qytetarëve të shfrytëzohet për zhvillim dhe për forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ndonëse nuk e përmendi me emër të gjitha referimet e saj ishin kundër Kurtit.

“Nuk ka asgjë heroike në izolim, nuk ka asgjë patriotike në prishjen e miqësive dhe nuk ka asgjë vizionare në krijimin e krizave pafund. Kosova nuk ka lindur për të qenë peng i krizave pafund, Kosova ka lindur për të qenë histori suksesi”, u shpreh Osmani.

“Ka liderë që jetojnë nga kriza, sepse pa krizë e humbin rëndësinë dhe ka liderë të cilët e bëjnë të kundërtën, e ndërtojnë besimin në shtet, e historia do t’i mbajë në mend vetëm këta të fundit. Por, vetëm të bashkuar mund t’ia dalim”, u shpreh ajo.

Zyrtarisht sot filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat mbahen pas 10 ditësh më 7 qershor. Vjosa Osmani është pozicionuar si bartëse e liste dhe “kandidate për presidente” sikurse u prezantua sot në tubimin e hapjes së fushatës në Prishtinë.

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI