Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Sulmi në Kuvendin e Maqedonisë, urdhëri u dha nga truproja i Gruevskit

Lapsi.al 30 March 2018
Sulmi në Kuvendin e Maqedonisë, urdhëri u dha nga truproja i

Njëri nga truprojat e Nikolla Gruevskit ka dhënë urdhër për ndërhyrjen e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë mbrëmjen e 27 prillit 2017. Kjo nënvizohet në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Publike. Sipas dëshmisë, urdhri është dhënë në kohën kur Gruevski ka qenë në Vjenë, dhe se në atë kohë është bërë thirrja telefonike tek organizatorët e ndërhyrjes në Kuvend, shkruajnë mediat në Maqedoni.

Aleksandar Vasilevski i njohur me nofkën Ninxha me urdhër të personit të stafit të sigurimit të Gruevskit, që po e shoqëronte ish-kryeministrin ka marrë thirrje në orën 14:30 që të mobilizohen 68 dhunues huliganë, të cilët janë tubuar në një nga restorantet buzë Vardarit, ku atyre u janë shpërndarë maskat.

Në orën 18:58, në aktakuzë thuhet se dikush ka lajmëruar Nikolla Mitrevskin – Koljon, për të kryer sulmin e dhunshëm. Në aktin 15 faqesh është përshkruar kronologjia dhe përshkrimi i veprimeve të dhunuesve.

Të këshilluara

Zhduket totalisht një fshat shqiptar...

Fenomeni i rrëshqitjes së tokës është përhapur në të gjitha zonat e Shqipërisë. “Fiks Fare” udhëtoi drejt fshatit Blinisht në zonën e Repsit. Fshat që thuajse ë...

21:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI