Flash

VIDEO nga salla e gjyqit/ Dëshmia e avokatit: Ka dalë se s’ka me ngrënë, as thesin e miellit

Lapsi.al 4 April 2018
VIDEO nga salla e gjyqit/ Dëshmia e avokatit: Ka dalë se s’ka me

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar në Facebook audion e avokatit të një prej të arrestuarve të protestës së Kukësit.

Avokati i Florin Onuzit mësohet të jetë shprehur në sallën e gjyqit se klienti i tij ka dalë në protestë se s’ka të hajë. Avokati thotë se është vullnetar për ti mbrojtur, dhe se ndalimi është i paligjshëm.

"Ka dalë se s’ka me ngrënë, as thesin e miellit. Po e them para gjykatës këtu. Nga këta klientë që unë përfaqësoj unë jam vullnetar që t’i mbroj pa asnjë interes, dhe pa asnjë lek. Sepse këta nuk kanë bukë. Sepse unë kam parë një padrejtësi. Nuk flas të mbush xhepin me lek. Flas kështu sepse shoh padrejtësi. Kjo padrejtësi duhet të vihet në vend nga trupi gjykues. Ndalimi është i paligjshëm”, mësohet të jetë shprehur avokati.

Dëshmi nga gjyqi me dyer të mbyllura, thotë Basha. “Nga salla e gjyqit tani mund te sigurohen vetem audio. Urdhri politik eshte kunder transparences! Florin Onuzi me 3 femije te vegjel, pa asnje te ardhur. Avokati deshmon se ka patur terror ndaj femijeve gjate arrestimit. Florini protestoi per femijet e tij. Tani s’ka askend kush kujdeset per femijet”, - shkruan Basha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI