Flash

Rrëzoi karrigen dhe iku i acaruar nga Kuvendi, Pandeli Majko 'reagon' në Facebook

Lapsi.al 5 April 2018
Rrëzoi karrigen dhe iku i acaruar nga Kuvendi, Pandeli Majko

Për shkak të refuzimit të një amendamenti në ligjin e diasporës, Pandeli Majko, ministri i Diasporës ka përplasur karrigen dhe është larguar nga Kuvendi.

Majko mbështeste amendamentin e propozuar nga deputetit Adnor Shameti, ndërkohë që Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit të Jashtëm dhe Taulant Ballës e kanë hedhur poshtë pasi janë shprehur se nuk kishte ardhur në kohë, duke kërkuar që të rrëzohet.

Votimi i kundër i grupit parlamentar acaroi Majkon, i cili përplasi karrigen dhe u largua i nxehur nga votimi i projektligjeve të tjera të rendit të ditës. Pak pas seancës, ministri për Diasporën ka publikuar në faqen e tij në Facebook disa fotografi nga vizita e tij e fundit në Turqi.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI