Flash

PD: Parulla “Rroftë Enver Hoxha” te memoriali i Azemit u frymëzua nga Rama

Lapsi.al 13 April 2018
PD: Parulla “Rroftë Enver Hoxha” te memoriali i Azemit u

Partia Demokratike reagoi në lidhje me shënimet që janë bërë mbi memorialin e heroit të demokracisë Azem Hajdari.

Përmes një deklarate për mediat PD shkruan se memoriali në kujtim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, është përdhosur sot me parullën “Rroftë Enver Hoxha.”

“Duke dënuar me forcë këtë akt të paprecedent, PD shpreh bindjen se frymëzuesit janë tek kryeministri që drejton vendin me metoda autoritariste dhe që shfaqet kudo me yllin e kuq bolshevik, të qepur në xhaketë.

Memoriali i Azem Hjadarit është dhunuar nga ata që mohojnë genocidin, kampet e torturave, glorifikojnë me emra rrugësh kriminelët dhe mbajnë yllin e kuq si simbol.

PD dënon rilindjen nga qeveria narko-enveriste e Edi Ramës të simboleve, mentalitetit dhe praktikës së diktaturës enveriste!

Ëndrra e dikurshme e Edi Ramës kryebashkiak për ta trajtuar Memorialin e Azem Hajdarit si një “lapidar pa leje që duhet shembur”, do të kthehet në makthin e një kryeministri që s’ka gardist që e mbron, nëse fajtorët e këtij provokimi të pafalshëm nuk vendosen para përgjegjësisë”, - thotë PD.

Image result for memoriali azem hajdarit

Të këshilluara

Kapen 47 kg kanabis në Kapshticë

47 kilogramë kanabis është kapur në pikën e kalimit kufitar te Kapshticës. Lënda narkotike mësohet se është sekuestruar një makinë të vogël. Zbulimi i kan...

21:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI