Flash

'140 kokrra vezë do ia rrasim në lule të ballit Edi Ramës', shkodranët presin Ramën me protestë

Lapsi.al 14 April 2018
'140 kokrra vezë do ia rrasim në lule të ballit Edi

Ashtu siç ishte parashikuar, bizneset e vogla në Shkodër janë hedhur sot në protestë, në shenjë kundërshtie për skemën e TVSH-së. Siç u njoftua edhe ditë më parë, në mbështetje të biznesit, ka dalë hapur edhe Partia Demokratike.

Bizneset e vogla janë shprehur kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së. Dje PD-së e Shkodrës u bëri thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës në mbështetje të bizneseve dhe kundër qeverisë Rama, pasi sipas tyre po varfëron shqiptarët. Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të ishte i pranishëm në Shkodër, ku do të zhvillonte edhe një sërë takimesh, ku përfshihej edhe biznesi. Por siç duket vizita nuk do të bëhet.

Ndërkohë, deputeti i PD-së Bardh Spahia ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut videon ku shihet një qytetar shkodran, që po përgatitet për protestën. I riu pohon se ka marrë patate dhe vezë, ndërsa tha se me to do të qëllonte kryeministrin Rama.

“Këto i kemi për Edi Ramën. Kemi edhe vezë. 140 kokrra do ia rrasim në lule të ballit. E meriton, kjo nuk ishte kurrë gja” - thotë shkodrani.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI