Flash

Sulmi në Siri, reagon Ministria e Mbrojtjes: Përgjigje e duhur për Assad

Lapsi.al 14 April 2018
Sulmi në Siri, reagon Ministria e Mbrojtjes: Përgjigje e duhur

Pas sulmeve perëndimore me raketa në Siri, ka reaguar edhe Ministria shqiptare e Mbrojtjes. Me një deklaratë zyrtare, Ministria e Mbrojtjes teksa cilëson si të papranueshëm përdorimin e armëve kimike, nënvizon se “veprimi i SHBA dhe dy prej vendeve anëtare të NATO-s është përgjigja e duhur në emër të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”.

Deklarata e plotë e Ministrise së Mbrojtjes:

Ministria e Mbrojtjes mbështet sulmin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës ndaj regjimit të Sirisë.

Shqipëria, si një vend anëtar i NATO-s, i vlerëson si të papranueshme përdorimin e armëve kimike, të cilat kanë marre jetë njerëzish të pafajshëm.

Këto veprime bien në kundërshtim të plotë me të gjitha konventat ndërkombëtare.

Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë konsideron se, përdorimi i armëve kimike rrezikon sigurinë dhe paqen ndërkombëtare.

Ndaj dhe veprimi i SHBA dhe dy prej vendeve anëtare të NATO-s është përgjigja e duhur në emër të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI