Flash

VIDEO/ Shikoni momentin e djegies së makinave në Vlorë gjatë natës

Lapsi.al 14 April 2018
VIDEO/ Shikoni momentin e djegies së makinave në Vlorë gjatë

Tre automjete janë djegur gjatë natës, dy në qytetin e Vlorës dhe një në fshatin Bishan. Sipas të dhënave zyrtare dy prej mjeteve u është vënë flaka nga persona ende të paidentifikuar në lagjen e njohur Cole të Vlorës, rreth orës 01.45 të mëngjesit. Bëhet fjalë për një BMVV X5 dhe për një Mercedes.

Ndërkaq, po gjatë natës së mbrëmshme një tjetër mjet ka marrë flakë në ecje e sipër në fshatin Bishan. Shkak për të dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Dy makinat e djegura qëllimisht në lagjen Cole i përkasin punonjësit të policisë së Delta Force të Vlorës, Ermelind Abazi. Arsyet nuk dihen, teksa po hetohet dhe për shkak të detyrës.

Policia po punon për gjetjen e autorëve të zjarrvënies së qëllimshme të dy automjeteve në lagjen Cole.

[video width="720" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/04/Timeline-1-3.mp4"][/video]

[caption id="attachment_292219" align="aligncenter" width="720"]Polici i Delta Force, Ermelind Abazi Polici i Delta Force, Ermelind Abazi[/caption]

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI